HomeAktualitetKryesore

“Dinë vetëm të nxijnë e të helmojnë miletin”! Kryeministri Rama del me mesazhin e fortë që në mëngjes

“Dinë vetëm të nxijnë e të helmojnë miletin”! Kryeministri Rama del me mesazhin e fortë që në mëngjes

Kryeministri Edi Rama, teksa ka ‘thumbuar’ zërat kritikë ndaj qeverisë, ka treguar mëngjesin e sotëm rezultatin që kanë dhënë 2 Garancitë Sovrane në mbështetje të sipërmarrësve për mbrojtjen e vendeve të punës nga kërcënimi i COVID-19.

Rama informon se deri në 1 shtator janë miratuar 554 kredi për bizneset me një vlerë prej 6.5 miliardë lekë.

“MIRËMËNGJES

dhe me këto të dhëna mbi 2 Garancitë Sovrane që ndryshe nga çfarë u trumpetua prej atyre që dinë vetëm të nxijnë e të helmojnë miletin, kanë funksionuar më së miri në mbështetje të sipërmarrjeve e të mbrojtjes së vendeve të punës nga kërcënimi iCovid19, ju uroj një ditë të mbarë “, shkruan Rama.