HomeAktualitetDebat

Dita e Evropës/ Surprizon kryeministri Rama, publikon videon emocionuese

Dita e Evropës/ Surprizon kryeministri Rama, publikon videon emocionuese

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një urim në Ditën e Evropës. Kreu i qeverisë ka zgjedhur si mesazh urimi vetëm një video në të cilën paraqiten mënyra sesi funksionon Bashkimi Evropian.

Nga imazhet e videos shoqëruar me atë që cilësohet si himni i BE-së, tregohet se BE funksionin si një organizatë bashkëpunuese mes vendesh dhe mbështetëse për njëri-tjetrin.

Ditën e Evropës e kanë uruar edhe presidenti Ilir Meta, kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.