HomeKronikeSport

Ditë e zezë për Kristi Vangjelin dhe të afërmit e tij! Humb të vëllanë në një moshë mjaft të re, edhe ai futbollist i njohur i PAOK

Ditë e zezë për Kristi Vangjelin dhe të afërmit e tij! Humb të vëllanë në një moshë mjaft të re, edhe ai futbollist i njohur i PAOK

Humbja e madhe për Kristi Vangjelin dhe familjen e tij.

Vëllai i tij, Pavli, 36 vjeç, u nda nga jeta si pasojë e një sëmundjeje të rëndë nga e cila vuante prej disa muajsh.

Ditën e sotme lajmi i vdekjes së Pavlit ka marrë dhenë. Ai jetonte e punonte në Australi, ku stërviste ekipe moshash.

Vëllai i futbollistit të bardhebluve kishte qenë aktiv në fushë deri para dy vitesh.

Pavli Vangjeli ka qenë pjesë e moshave të Skënderbeut, për të kaluar më pas te PAOK U20. Ai luajti në disa klube në Greqi, në kategori të ndryshme.

Mesazhet e ngushëllimit për Kristin dhe familjarët kanë qenë të shumta për këtë humbje të madhe.