HomeKronike

Ditë zie për bardheblutë, ndërron jetë vajza e lojtarit të Tiranës. Shtyhet ndeshja me Flamurtarin

Ditë zie për bardheblutë, ndërron jetë vajza e lojtarit të Tiranës. Shtyhet ndeshja me Flamurtarin

Klubi i Tiranës është në zi për shkak të ndarjes nga jeta të vajzës së lojtarit, Freddy Alvarez.

Në një postim në Facebook ekipi kryeqytetas ka njoftuar lajmin e keq duke ngushëlluar familjen Alvarez për humbjen e tyre:

“Me dhimbje të thellë ndajmë lajmin se vajza e lojtarit tonë, Freddy Alvarez, ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

I gjithë klubi ynë është i tronditur dhe në zi, duke qëndruar pranë Freddyt dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë.

Ngushëllimet tona më të sinqerta janë me familjen Alvarez.

U prehtë në paqe”– thuhet në reagim.

Kjo ngjarje tronditese ka bere qe ndeshja Tirana Flamurtari te shtyhet.

Mësohet se presidentët Refik Halili dhe Sinan Idrizi kanë folur me njëri-tjetrin dhe kanë marrë vendimin që ndeshja të luhet nesër. Nuk dihet nëse do të zhvillohet në të njëjtin orar që ishte programuar apo më vonë.