HomeMetro

DJ i famshëm Tiwsto luan “Gajdexhiu” të Zanfina Ismailit në një koncert madhështor në New York

DJ i famshëm Tiwsto luan “Gajdexhiu” të Zanfina Ismailit në një koncert madhështor në New York

DJ me famë botërore Tiësto performoi për plot katër orë në një koncert madhështor në New York. Ngjarja u mbajt dy muaj më parë në një nga skenat më të mëdha të qytetit dhe mblodhi mijëra adhurues të muzikës elektronike nga e gjithë bota.

Mirëpo, e papritur ishte që Tiësto përfshiu në setin e tij një remiks unik të këngës shqiptare “Gajdexhiu”, të këngëtares së mirënjohur Zanfina Ismaili.

Zanfina Ismaili, e cila prej vitesh është tërhequr nga muzika, e ka ndarë momentin në rrjetet sociale, ku ka shkruar:

“Tiesto duke luajtur këngën time të parë, “Gajdexhi”, në performancën e tij prej 4 orësh në New York City.”