HomeAktualitetKryesore

“Djalë teze me Mihali Kokëdhimën”…?! Reagon menjëherë Petro Koçi : S’kam teze, për lajme të përdala!

“Djalë teze me Mihali Kokëdhimën”…?! Reagon menjëherë Petro Koçi : S’kam teze, për lajme të përdala!

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka reaguar lidhur me ngjarjen e para 1 jave në Porto Palermo, ku pronari i një lokali terrorizoi një grup turistësh spanjollë. Koçi ka mohuar lajmet që kanë qarkulluar nëpër portale se ai e ka djalë tezeje Mihal Kokëdhimën. Më tej, Koçi i indinjuar thotë se nuk ka teze, prandaj s’mund të ketë as djalë tezeje.

Reagimi i plotë:

“Lidhur me nje lajm te perdale qe me perziente farefisnisht me ngjarjen “panorma” ne Qeparo:

1.Kur nuk ke teze, smund te kesh djale tezeje.

2. Nese do kisha djale tezeje do ishte myzeqar safi nga nena.

3.Nuk kam lidhje fisnore as me pronarin e as me turistet spanjolle.

4. E vetmja lidhje e imja me ngjarjen eshte drejtesia, shteti ligjor dhe interesi publik.

5. Shoqeria jone duhet te kete kurajo ti shohe problemet e veta ne sy, dhe jo ne cdo rast te kerkoje alibira te politika apo politikanet.

6. Lajmet e stilit Berisha me qytetar dixhital nuk e pastrojne, por e bejne pis informimin publik.”