HomeAktualitet

Djali i Fahri Balliut e pranon që është “intelektual”: Kam shkollë për politik jo për qitës

Djali i Fahri Balliut e pranon që është “intelektual”: Kam shkollë për politik jo për qitës

Djali i Fahri Balliut, Klevis Balliu, thotë se zgjedhjet në Shkodër u vodhën me banda, por shtoi se nuk është detyra e opozitës të përballet me to.

Sipas Balliut, problemi është më i madh se kaq, pasi siç tha, populli nuk voton por ikën nga vendi.

“Të gjithë biem dakord Shkodra është marrë nga mafia, ju kërkoni i llogari opozitës pse nuk doli në Shkodër me kallash kundër bandave.

More zotëri unë kam mbaruar në Angli për politikë jo për qitje. Këtu problemi është shumë herë më i madh, këtu nuk ka zgjedhje, ka vjedhje dhe ky nuk është problemi i PD.

Problem është kur populli nuk voton dot dhe ikën, 1 mln shqiptarë kanë ikur”, tha Balliu.