HomeBota

Djali i Khameneit zgjidhet Lider Suprem i Iranit, Mossad paralajmëron: Fati i çdo udhëheqësi të ri që do të zgjidhet është i shkruar!

Djali i Khameneit zgjidhet Lider Suprem i Iranit, Mossad paralajmëron: Fati i çdo udhëheqësi të ri që do të zgjidhet është i shkruar!

Djali i Ayatollah Ali Khamenei-t, Mojtaba Khamenei, është zgjedhur si pasardhësi i tij. Këtë e raportojnë mediat që janë të afërta me opozitën iraniane. Mojtaba Khamenei kështu zë vendin e Udhëheqësit Suprem të Iranit.

Një postim në persisht nga llogaria që shfaqet si zëdhënëse e agjencisë izraelite të inteligjencës Mossad thotë se fati i atij që do të zgjidhet si Udhëheqës i Suprem i Iranit wshtw i vulosur. Mesazhi, i ndarë në platformën X, thotë se “nuk ka rëndësi se kush zgjidhet sot; fati i tij është tashmë vendosur” dhe se vetëm populli iranian do të zgjedhë liderin e ardhshëm.

Ky koment erdhi ndërsa Asambleja e Ekspertëve po organizonte votimin për pasardhësin e Ali Khameneit pas sulmeve të fundit amerikano–izraelite.