HomeLifestyle

Djali i presidentit kapet mat me vajzën e politikanit kundërshtar

Djali i presidentit kapet mat me vajzën e politikanit kundërshtar

Djali i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Endriti është shumë i komentuar në media për jetën private ku shpeshherë është përfolur për lidhje me vajza të njohura të ekranit, modele e aktore.

Sot po përflitet se Endriti është në një lidhje me vajzën e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit, Lotina. Shkak është bërë një foto e siguruar nga “Gazeta Express”, ku dyshja shihen në shoqërinë e njëri-tjetrit në një lokal.

Megjithatë mes Endritit dhe Lotinës mund të ketë thjesht shoqëri, pavarësisht se baballarët e tyre iu takojnë grupeve të kundërta politike.

Nga ana tjetër edhe Lotina është shumë e komentuar në media e rrjete sociale jo vetëm si vajza e Lutfi Hazirit, por edhe për fotot e saj që tërheqin gjithnjë vëmendjen.