HomeAktualitetBlog

Djali i Shegës nga Lozhani i Korçës

Djali i Shegës nga Lozhani i Korçës

Nga Bledi Mane-Public Enemy

1. Zakonisht mbrëmjet e muajit maj ishin ende të freskëta në fshatin Lozhan të Korçës por Bujari më tepër drithërohej nga emocionet sesa nga tekat e stinës.

Hyri vjedhurazi në kasollen e lopës mbrapa shtëpisë së Bedri Xhengos dhe po priste gjithë ankth të vinte ajo.

Shega, gruaja e Bedriut njihej në fshat edhe si kooperativiste e dalluar, edhe si femër kurajoze.

I vinte qëllim vetes për objektivat e saj dhe gjithmonë rezultonte e suksesshme. Askush, as sekretarët e partisë dhe as rojet e natës nuk frenonin dot dëshirat dhe egon e Shegës…

Në fillim lopa u tremb dhe filloi të mumulliste e çartur. Bashkë me lopën u tremb edhe Bujari por ardhja në kohë e Shegës qetësoi edhe Bujarin, edhe lopën.

Gruaja e Bedri Xhengos kishte vënë burrin në gjumë por kishte zgjuar instiktin e sevdasë.

Ishte koha që në errësirën e kasolles së lopës të gatiste të ardhmen e dytë të saj.

Fundja një femër e fortë tundimet di si ti menaxhojë.

E neveritur nga martesa e parë me mblesëri, po vendoste vetë mes atij terri të ndriçonte të ardhmen e saj prej katundareje egoiste.

Në fillim ulja e brekëve, pastaj xhelozia e lopës dhe në fund rënkimet e Shegës. Plani shkoi sipas paramendimit. Bedriu flinte, Bujari sapo ishte zgjuar.

Pas 9 muajsh nga muaji maj i vitit 1987, janari i 1988 e gjeti Shegën me burrë tjetër, me mbiemër tjetër, me djalë tjetër.

Ndryshe nga Jezu Krishti, Ervin Salianji lindi në kasollen e lopës…

2. E dini pse sarkazoj literalisht këtë prurjen e Lul Bashës?

Ma neverit ardhjen e tij një djalë i ri prej një fshati të humbur e të varfër për tu bërë protagonist i politikës halabake të Tiranës.

Një paçavure province që opozitarizon ditët tona duke mos i dhënë askujt sikur një alternativë.

I lindur e i rritur mes djallëzive të kasolles dhe mizerjes kërkon të na infektojë me mentalitetin e përgojimit pa fakte të komshiut përballë.

E turpshme sesi një i ri politikisht konservator i së djathtës kërkon votat tona me përgjime, skuthlliqe, sajesa dhe arogancë feminile.

Stimulon veten dhe kauzën me Babalen, Gridën, Ralfin, drogën, vëllain e Fatmirit por gjithësesi nuk ngjiz e nuk ngjit.

Nuk e paragjykoj as nga mollzat e kuqe në fytyrë, as nga pantallonat terital treçerekshe, as nga vëllai i tij kriminel.

uk e paragjykoj as nga tonaliteti i zërit, as nga seksualiteti i kamufluar dhe as nga dashnori që e promovoi në politikë.
Mua më shqetëson bataku ku u fut e nuk doli dot prej. Mua më shqetëson gjenerata e këtij bandilli që vetëofrohen e vetëpërdoren nga politika majtas dhe djathtas duke stacionuar progresin e këtij vendi…

3. Të jesh djali i Shegës nga Lozhani nuk është mëkat. Mëkat është pse Shega nuk e bëri si vetja djalin e saj të dytë nga martesa e dytë.

Nuk kishte faj lopa pse mumulliu atë natë të freskët maji të vitit të largët 1987 në kasolle. Lopa diçka parandjeu.

Na fal moj lopë!