Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvillon sot një dëgjesë publike me partitë opozitare, aktorë të shoqërisë civile, përfaqësues të sindikatave, organizatave, medias dhe intelektualë publikë.
“Të nderuar të pranishëm, sot Shqipëria, vendi ynë i dashur, vlerësohet si një rrezik, si një narkoshtet rrezik për Europën. Rrezik për Europën! Ky narkoshtet u krijua nga qeveria aktuale dhe Edi Rama për qëllimet më ogurzeza ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ju rikujtoni këtu vitin e zi 2015, ku Shqipëria u mboll me mijëra plantacione kanabisi.
Kanabisi si një drejtim i ri zhvillimi, pasurimi, politikë, kjo që u kundërshtua nga njerëz të përgjegjshëm në atë qeveri, konkretisht ish-zëvendëskryeministri e paralajmëroi Edi Ramën se ky është shkatërrimi i ekonomisë, kurse ai insistoi se kjo është para, dhe paraja është e dobishme.”, tha Berisha.

