HomeAktualitetDebat

“Do i jap dorëheqjen time”! Meta: Unë nuk ia jap firmën për kryeministër, edhe nëse Rama merr 71 mandate

“Do i jap dorëheqjen time”! Meta: Unë nuk ia jap firmën për kryeministër, edhe nëse Rama merr 71 mandate

Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, ku është shprehur se edhe nëse Rama i merr 71 mandate pa cënuar zgjedhjet e lira, ai nuk do ia jap firmën për kryeministër.

Meta tha në televizionin e Berishes “Zeni.Tv” se do t’i dorëzojë dorëheqjen Ramës dhe do të dalë në boulevard, pasi e respekton vendimin e popullit.

“Deri tani zgjedhjet janë cënuar rëndë vetëm nga Edi Rama. Unë apeloj nga ky moment që të gjithë të reflektojnë, në mënyrë që të lejojmë shqiptarët të shprehin vullnetin e tyre të lirë.

Nëse ai merr 71 mandate, unë firmë për kryeministër nuk i jap, por do i jap dorëheqjen time.

Unë e respektoj vendimin e popullit. Unë dal në bulevard dhe ia lë zyrën atij”, tha Meta.