HomeBota

“Do përdoren raketa e bomba”, paralajmërimi i frikshëm nga Këshilltari për Sigurinë Kombëtare të SHBA

“Do përdoren raketa e bomba”, paralajmërimi i frikshëm nga Këshilltari për Sigurinë Kombëtare të SHBA

Një paralajmërim i fortë është bërë sot nga Këshilltari për sigurinë kombëtare të SHBA-ve, Jake Sullivan, i cili u shpreh se Rusia mund të nisë javën e ardhshme pushtimin e Ukrainës.

Sidoqoftë zyrtari i lartë amerikan thekson në deklaratë se shpreson që në fund diplomacia të prevalojë.

Duke folur për CNN, Sullivan u shpreh: “Ne s’mund ta përcaktojmë saktësisht ditën, por prej kohësh kemi thënë që jemi në pritje, dhe një pushtim mund të nisë.

Një aksion i madh ushtarak mund të fillojë nga Rusia në Ukrainë në cilëndo ditë, duke përfshirë javën e ardhshme, para përfundimit të Lojërave Olimpike të Pekinit”.

Sipas tij sulmi ushtarak ka gjasa që të fillojë me përdorimin e raketave dhe bombave.

Duke analizuar sulmet ai shtoi se “ato nuk janë kurrë preçize dhe nuk e dimë sa ushtria ruse do të dojë që ato sulme të jenë preçize”, duke paralajmëruar vrasjen e civilëve.