HomeAktualitet

“Do të bombardojnë qytetet tona dhe do vrasin fëmijët tanë”, Presidenti i Ukrainës i bën kërkesën urgjente Këshillit të Sigurimit në OKB për Rusinë: Ky është terror!

“Do të bombardojnë qytetet tona dhe do vrasin fëmijët tanë”, Presidenti i Ukrainës i bën kërkesën urgjente Këshillit të Sigurimit në OKB për Rusinë: Ky është terror!

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy i kërkoi botës sot t’i heqë fuqinë e vetos Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ai theksoi se veprimet ruse në Ukrainë ishin në kufijtë e gjenocidit.

“Ky është terror. Ata do të bombardojnë qytetet tona edhe do të vrasin fëmijët tanë. Kjo është e keqja që ka ardhur në tokën tonë dhe duhet të shkatërrohet. Veprimet kriminale të Rusisë kundër Ukrainës kanë shenja gjenocidi”, tha ai.