HomeBotaSport

“Do të dua përgjithmonë”! Postim prekës i motrës së Sala, pas gjetjes së një trupi nën rrënojat e aeroplanit

“Do të dua përgjithmonë”! Postim prekës i motrës së Sala, pas gjetjes së një trupi nën rrënojat e aeroplanit

AAIB (Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore) ka njoftuar edhe zyrtarisht se kanë gjetur rrënojat e aeroplanit të zhdukur ku në bord ishin Emiliano Sala dhe piloti David Ibbotson.

Gjithashtu ata kanë konfirmuar se nën rrënoja është edhe një trup, por nuk kanë konfirmuar se a është lojtari apo piloti, apo ndonjë detaj tjetër.

Pas kësaj informate motra e Sala, Romina, ka postuar në Instagram një fotografi nga vendi ku besohet se janë gjetur mbetjet e aeroplanit, imazhi është përcjell me përshkimin: “Do të dua përgjithmonë”.

Pse është befasuar hetuesi kryesor i kërkimit dhe çfarë do të ndodhë pastaj?
Hetuesi kryesor i hetimit privat, David Mearns, ka treguar se mbetjet janë gjetur në mëngjesin e së dielës, ndërsa është ndjerë i befasuar kur ka parë se shumica e trupit të aeroplanit është pothuajse në një vend.