HomeBota

“Do të vazhdoj të luftoj për pafajësinë time”! Eurodeputetja greke Eva Kaili reagon pas lirimit nga burgu: Dua të qëndroj me vajzën time

“Do të vazhdoj të luftoj për pafajësinë time”! Eurodeputetja greke Eva Kaili reagon pas lirimit nga burgu: Dua të qëndroj me vajzën time

Pas vendimit për lirimin e saj nga burgu, një nga të pandehurat kryesore në çështjen Qatargate, që tronditi Parlamentin Europian, Eva Kaili ka dhënë deklaratën e parë.

“Ditën e parë dua vetëm të jem në shtëpi me vajzën time.

Gjithë ditën me të. Që nga janari e deri më tani e kam parë dy herë në muaj.

Do të qëndroj në Bruksel, do të vazhdoj të luftoj për pafajësinë time”, tha ajo.