Sali Berisha po zhvillon këtë të shtunë, më 28 mars, një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale.
Ai ka njoftuar se protesta e radhës e PD do të mbahet në 17 Prill.
Një datë që erdhi më vonë nga herët e tjera për shkak se protesta e fundit e opozitës, ajo e 22 Marsit, ishte me nivelin më të ulët si pjesëmarrje.
Një nga pyetjet që iu drejtua Berishës në seancën pyetje-përgjigje me ndjekësit në rrjet ishte:
“Do vini vërdallë 2 orë në Bulevard?”, të cilës ai iu përgjigj se opozita qëndron më e vendosur se kurrë në misionin e saj.

