HomeAktualitetDebat

Donald Lu as që e di se ekziston Berisha tregon ëndërrat e fundit: Donald Lu më ka propozuar të merrja drejtimin e PD-së, i’a preva shkurt! Blinkenit nuk do i ndahem…me brisk

Donald Lu as që e di se ekziston Berisha tregon ëndërrat e fundit: Donald Lu më ka propozuar të merrja drejtimin e PD-së, i’a preva shkurt! Blinkenit nuk do i ndahem…me brisk

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kur ambasador ishte Donald Lu, ai i ka kërkuar që të merrte drejtimin e PD-së, por si përgjigje ka marrë një “jo”.

Në emisionin “Open” në News24, Berisha u shpreh i vendosur se PD mund të marrë pushtetin, edhe pse për shkak të “non gratës” nuk ka mbështetjen amerikane.

Sa i takon padisë ndaj sekretarit amerikan, Blinken, Berisha u shpreh se nuk do të tërhiqet, por betejën do ta vazhdojë derisa të jetë gjallë.

Berisha: Kur më është propozuar nga të tjerë të marr PD-në, kanë marrë një “jo” të thatë. Nuk lëviz unë ashtu.

Rakipllari: Nga kush të tjerë?

Berisha: Edhe vetë Donald Lu psh. Jo nuk lëviz unë ashtu. Unë bazoj gjithçka tek shqiptaret.

Rakipllari: Besoni se një forcë politike mund të marrë pushtetin pa mbështetjen e aleatit strategjik?

Berisha: Në mënyrë absolute 100%, me një kushte. Të ketë parime të drejta. Ky është kushti

Rakipllari: Ju do rrëzoni një kryeministër që bën korrupsion, ndërkohë që jeni non grata për këtë.

Berisha: Në një kohë që jam rasti unik në botë, i dyti jo i vetmi që kam paditur sekretarin e shtetit. Unë do të vazhdoj sa të jem gjallë, edhe kryeministër po u bëra do të vazhdoj.