HomeBota

Donald Trump mund Kamala Harris, fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA! Nis festa e republikanëve

Donald Trump mund Kamala Harris, fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA! Nis festa e republikanëve

Sipas Fox News, Donald Trump do të bëhet Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Trump ka mposhtur demokraten Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të SHBA për zgjedhjen e presidentit të ri.

Sipas projeksionit të Fox News Donald Trump ka marrë 277 vota elektorale, kundrejt 226 të Kamala Harrisit.

Senatori JD Vance do të bëhet zëvendëspresidenti i 50-të i Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë, ka nisur edhe festa e republikanëve, ndërsa pritet fjalimi i fitores së Donald Trump.