HomeLifestyle

Donaldi e djeg natën e parë jashtë “Big Brother Vip”, mungon Triksa por nuk mungon “Bora”

Donaldi e djeg natën e parë jashtë “Big Brother Vip”, mungon Triksa por nuk mungon “Bora”

Donaldi ka postuar disa video teksa shihet duke e shijuar në maksimum natën e parë jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”. Sipas disa postimeve ai ndodhet në një klub bashkë me mikun e tij këngëtarin Elgit Doda, vëllain Romeo, Fifin, Kledin e miq të tjerë.

Aktori ka publikuar në rrjete sociale një video ku shihet i rrethuar nga një numër i madh njerëzish që brohorasin për të. “Të gjithë kanë mënyrën e vet të të fituarit, doni ta shikoni cila është mënyra ime? Kjo është mënyra ime”, shprehet ai.

Ajo që ra në sy nga të pranishmit ishte mungesa e Beatrix Ramosaj, e cila nuk e kishte shoqëruar Donaldin në mbrëmjen festive. Ndërsa fansat e aktorit kanë ndarë në rrjete sociale video nga kjo mbrëmje ku Donaldi shihet në skenë duke kërcyer këngën e shkruajtur prej tij “Toxic Love”, dedikim për Bora Zemanin dhe e kënduar nga Elgit Doda.