HomeAktualitetDebat

Doni të rrisni pagat me 2-3 mijë euro, Rama-gjyqtarëve: Me këtë tentativë, ju doni të jeni ligji! Si sulmoni publikisht qeverinë, kreun e Këshillit të Ministrave, mediat dhe t’i akuzoni për histeri?

Doni të rrisni pagat me 2-3 mijë euro, Rama-gjyqtarëve:  Me këtë tentativë, ju doni të jeni ligji! Si sulmoni publikisht qeverinë, kreun e Këshillit të Ministrave, mediat dhe t’i akuzoni për histeri?

Pagat tuaja janë paga më të larta, goxha më të larta se në rajon dhe të barabarta me një vend të BE siç është Greqia. Ju doni të rrisni me nga 2-3 mijë euro dhe në emër të çfarë? Nuk ka ligj dhe kushtetutë që ju jep këtë të drejtë.

Për cilën përbaltje e keni fjalë? Si guxoni ju të vendosni etiketime të tilla? Palë në gjyq jemi të gjithë, përveç jush, duhet të garantoni ligjin për të gjithë.

Me këtë tentativë, ju doni të jeni ligji. Si sulmoni publikisht qeverinë, kreun e Këshillit të Ministrave, mediat dhe t’i akuzoni për histeri? Jam shumë i axhetuar se 37 milionë euro nga buxheti i shtetit, duhet të hiqen nga diku tjetër.

Ju jepni gjykime politike, a thua se qeveria është palë tjetër në aspektin politik. Ju duhet të garantoni pavarësi dhe paanësi. Ju kërkoni t’i rrisni pagat vetes me gjyq. Kurrë nuk e keni pasur më parë këtë pushtet. Ky është vullneti im, ashtu sikundër edhe pagat që keni sot”, theksoi ai.th