HomeAktualitetDebat

Dorëzohet Ylli pa cepa, sulmon qytetarët: Bravo të qoftë o Ed Rama, e paç hallall këtë vend që…

Dorëzohet Ylli pa cepa, sulmon qytetarët: Bravo të qoftë o Ed Rama, e paç hallall këtë vend që…

Ylli Manjani mesa duket është dorëzuar përballë Edi Ramës që në mandatin e tretë gëzon mbështetje të madhe popullore.

Ish-ministri i LSI-së i dëshpëruar dhe i dorëzuar informon popullin se hajduti nuk është tek opozita e Sali Berishës cila është e bërë “copë e çikë”.

“Një popull që ja rrit çmimet dhe pret të protestojë opozita për të nuk ka asnjë lidhje me demokracinë. Kemi një problem më të madh: Qeveria na ka futë dorën në xhep, ndërkohë që hajdutin e kërkojmë te Opozita!

Nuk ka asnjë shpresë… Në daç të na vijë hidhët, në daç thartë. Kjo është gjendja ku jemi. Bravo të qoftë o Ed Rama! E paç hallall kët vend! Çifligun tënd e ke! Dhe e meriton sepse ke marre vota”, shkruan Manjani i dorëzuar.