HomeAktualitetKryesore

DOSJA 978 që “zhduku” Llalla dhe Meta/ Kush është gazetari i njohur E.Zh që del në përgjimet e Kastriot Ismailaj: Lekë ka boll ai shkërdhatë!

DOSJA 978 që “zhduku” Llalla dhe Meta/ Kush është gazetari i njohur E.Zh që del në përgjimet e Kastriot Ismailaj: Lekë ka boll ai shkërdhatë!

Në përgjimet e zbardhura sot nga Shqiptarja.com të Kastriot Ismailaj për “dosjen 978”, në një nga bisedat e tij, ky i fundit flet edhe me gazetarin A.Zh.

Gazetari A.Zh, që gazeta i jep vetëm inicialet, me gjasë është Artur Zheji, pasi Ismailaj i premton që do ta ndihmojë për votat.

Kujtojmë që më 2009, Zheji kandidoi për LSI-në në Durrës për deputet, por nuk fitoi dot.

Dhe përgjimet janë bërë pikërisht më 2009.

Por ato u zhdukën, pasi Prokuroria drejtohej nga i besuari i Ilir Metës, Adriatik Llalla.

Kjo dosje, ndryshe nga ato të tanishmet që po trazojnë politikën, është mbyllur me vendim Prokurorie për të mos u hetuar kurrë.

Përgjimi i Ismailaj me gazetarin A.ZH

Gazetari A.Zh: O Joti!

Kastrioti: Po ku je, o deputet!? Se të mora atë ditë, po s’e ngrejte. Isha me Sevranin…

Gazetari A.Zh: … Të mora edhe unë mbrapsht, po s’e ngrite … dilte i padisponueshëm … Nga je ti?

Kastrioti: Unë në Tiranë jam se na erdhi edhe Sevrani dje nga Vjena me gjithë Nanon, janë bashkë

Gazetari A.Zh: Jo ore!

Kastrioti: E ore e! Kemi habere të reja. Po ça më tha mua ai, se nuk mora vesh nji gjë unë?

Gazetari A.Zh: He?

Kastrioti: Është ndërru zona jote, nga Tirana e Re, ke vajt te … rruga e Fortuzit, ë?

Gazetari A.Zh: Jo, te rruga e Durrësit … nga 9-ta, te 5-a … Nga 5-a, tek 9-ta.

Kastrioti: … e ishte lagja 5 e vjetër.

Gazetari A.Zh: E, e, e

Kastrioti: Se, ndodhi rastësisht, më tako Tit Vargu.

Gazetari A.Zh: Po

Kastrioti: Edhe më thotë jam këtu anej, knej shefi?

Gazetari A.Zh: Ti ke ke 7-a?

Kastrioti: Jo, nuk është tek 7-a ai, vëlla … Këtu, këtu, mor, tek Samsungu. Nuk e di si i bjen si numër. Ku ka qenë Kol Nako … edhe kishte jo shefi pa shefi. I thashë unë: Ti do jeshë ajo nana jote ka qenë zysha e nanës teme … po unë do jem me deputetin tjetër … Një kena shefin dhe një kena vëllain e shefit.

Gazetari A.Zh: Sa i madh që je

Kastrioti: Po, për Zotin, Jo, tha, jo. Me më nimu për gjana, për vota, jo për lekë, më tha mu. Për lekë, e di unë që s’kërko ti, se ke fitu boll, i thashë unë.

Gazetari A.Zh: Lekë ka boll ai shkërdhatë.

Kastrioti: E e e

Gazetari A.Zh: … dua të them që … sot … të mbaroj emisionin dhe të takohemi mos pimë ndonjë kafe.

Kastrioti: … Aty tek vinoteka tek Tirana e Re e kemi lanë me shku deri tani. Nuk e di nëse ndryshon plani.

Gazetari A.Zh: Kam qef ta pi një kafe tek për tek me ty unë, mos sot, nesër.

Kastrioti: … Jo sot, jo sot … nesër do hiki deri në Ohër e do vij në darkë … se kam mision … vëlla. Se shtyva edhe Amerikën unë për datën 15. Dua të hiki në Amerikë unë më datën 14 dhe mund të hiki më 16.

Gazetari A.Zh: Mirë, shifemi sot, atëhere. Kur të mbaroj, do të të bëj telefon.

Kastrioti: Mirë, vëlla. Hajde…