HomeAktualitet

Dosja e SPAK për Edvin Priftin, ish-deputeti: Pika që s’ju bie, 5 vjet hetime duke i nxirë jetën një prej mjekëve më të zotë në Europë

Dosja e SPAK për Edvin Priftin, ish-deputeti: Pika që s’ju bie, 5 vjet hetime duke i nxirë jetën një prej mjekëve më të zotë në Europë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka shprehur revoltën e tij në lidhje me vendimin e marrë sot nga Gjykata e Posaçme, për të kaluar për gjykim dosjen e përgatitur nga SPAK për mjekun Edvin Prifti, me akuzën se ka marrë ryshfet në 7 raste për operacion.

“Pika qe sju bie! 5 vjet hetime duke i nxire jeten nje prej mjekeve me te zote ne Europe per kirurgjine e zemres. E akuzojne per marrje “rryshfeti” per 7 operacione. Po ato qindra e qindra jete qe ka shpetuar dhe qe njerezit i jane mirenjohes?

Me kete “akuze” duhen futur ne burg te tere mjeket e Shqiperise. Gjueti shtrigash ndaj mjekeve shqiptare qe ofrojne cilesi profesionale te nivelit europian, paguhen sa puntoret e komunales ne Afrike dhe punojne ne kushte mizerabel”, shkruan ish-deputeti.

Ai thotë se prokurorët e posaçëm në vend që të ndjekin miliona euro të inceneratorëve, AKSHIT, rrugët që ndërtojnë oligarkët – të lidhur sipas tij me qeverinë – të cilat kanë kosto stratosferike dhe shemben pa u mbushur muaji, merren me një mjek.

Edmond Spaho bën dhe një krahasim me rastin e biznesmenit Ergys Agasi, i cili udhëzonte sesi duheshin fryrë tenderat.

“Si tha Agasi? Kjo kontrate e ka koston 2 milione euro por ne do ta paraqesim 4 milione euro. Diferenca eshte sa “ryshfeti” i gjithe mjekeve te Shqiperise ne 35 vite demokraci. Bravo SPAK, me kete rast po e “lufton” korrupsionin”, përmbyll ish-deputeti.