HomeAktualitetDebat

“Dosja me 16 mijë faqe më provokon”! Rama për akuzën e SPAK për Ballukun: Do u thosha prokurorëve çohuni e ikni…

“Dosja me 16 mijë faqe më provokon”! Rama për akuzën e SPAK për Ballukun: Do u thosha prokurorëve çohuni e ikni…

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit iu përgjigj pyetjeve të gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, kur u pyet në lidhje me hetimet për zv.kryeministren Belinda Balluku.

Sa i takon mbledhjes së këshillit të mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit, Rama tha se nëse ai do të ishte aty do t’u kërkonte prokurorëve të largohen dhe të kthehen me një dosje që i takon Kuvendit, dhe jo siç tha ai 16 mijë faqe dosje.

Muhamed Veliu: Gjatë këtyre viteve keni vendosur një standard kur keni thënë se PS nuk kthehet zyrë avokatore e atyre që kanë probleme me drejtësinë, çfarë u bëri të ndryshoni nga ky qëndrim kur vjen fjala për Belinda Ballukun? A keni një bindje që janë të mjaftueshme këto provat në dosjen me 16 mijë faqe për të realizuar kërkesën që u ka vënë SPAK në tavolinë?

Edi Rama: Keni dëgjuar ndonjë fjalë të vetme për rastin konkret nga ana jonë? Kur rasti vjen në derën tonë, të pushtetit legjislativ, atëherë duhet të shprehet. Këshilli i Mandateve nuk është zyrë noterie por kuazi gjykatë dhe parlamenti nuk noterizon kërkesat që i merr dhe i sheh.

Nuk do doja ta kishe përmendur atë dosjen me 16 mijë faqe, se më provokon… Po të isha unë në Këshill do t’u thoja çohuni dhe ejani me një dosje për Kuvendin. Nuk vini dot me 16 mijë faqe.

E dini çfarë janë? Arkivi i Ministrisë futur brenda. Nuk janë produkt i hetimit se s’ka si të jenë produkt i hetimit. Janë 16.000 faqe, kjo është çmnduri, s’ka nevojë ta shohësh. Usb nuk e ka tërhequr asnjë deputet i PS dhe as ministrja.