HomeAktualitet

Dosja?! Sigurimi i Shtetit veshi Ilir Metën me çimka përgjimi dhe e futi në klasë për të spiunuar shokët: Ka kasetë duke raportuar

Dosja?! Sigurimi i Shtetit veshi Ilir Metën me çimka përgjimi dhe e futi në klasë për të spiunuar shokët: Ka kasetë duke raportuar

Prapaskana ka mësuar detaje të tjera nga dosja prej 84 faqesh të Ilir Metës/Metaj, si spiun i ish Sigurimit të Shtetit. Nuk ka dyshim që bëhet fjalë për Ilir Rexhep Metaj, i datëlindjes 24.03.1969.

Sipas dosjes, pasi Meta ka pranuar të rekrutohet, Sigurimi i Shtetit e ka mbushur Ilir Metën me çimka përgjimi, duke e futur në klasë.

Meta ka funksionuar si një objekt në lëvizjes i Sigurimit të Shtetit, i mbushur me pajisje përgjuese poshtë rrobave.

Të gjitha bisedat që shokët bënin me Ilir Metën në klasë apo jashtë saj, në vitet 1988-1989, zbardheshin nga Sigurimi i Shtetit.

Gjithashtu mësohet se ka edhe një kasetë ku Ilir Meta është regjistruar duket raportuar.

Në grackë ka edhe studenti Filip Talo, shok me Ilir Metën, i cili kishte në plan që të arratisej drejt Greqisë. Këtë plan, Filip Talo e ndan në mirëbesim me shokun e ngushtë të dhomës, Ilir Metën, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë dhe ish-President i Republikës.

Prapaskena mëson se sigurimi i Shtetit ka thirrur dhe shtrënguar Filip Talon, i cili edhe ky është kthyer në bashkëpuntor për të spiunuar një person tjetër.

Nga ana tjetër, sipas të dhënave nga Tatimet, Filip Talo është punësuar si Kryetar i Vlerësimit të Ofertave në Drejtorinë e Metrologjisë, që merret me kontrollin e naftës dhe nënprodukteve të saj.

Talo është punësuar kur drejtor ishte zyrtari i LSI-së, Gledion Rahovica dhe ministra të linjës ishin Nasip Naço dhe Edmond Haxhinasto.

Punësimi i Filip Talos në këtë institucion zbardhet edhe nga një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i publikuar në vitin 2013 dhe që ka gjetur në shkelje shokun e dhomës së Ilir Metës.

Kjo do të thotë se Ilir Meta përveç makinacioneve e manovrave përmes modifikimit të mbiemrit të tij (nga Metaj në Meta), është përpjekur në këto 3 dekada të mbaj të fshehur një nga periudhat më te errta të jetës së tij, atë si bashkëpuntor i Sigurimit të Shtetit përmes blerjes e joshjes së dëshmitarit kryesorë, i cili duket se është kompromentuar për vete.

Ilir Meta ka manipuluar dëshmitarin kryesor, duke e blerë me vend pune dhe Filip Talo mund të dalë e të deklarojë publikisht se nuk është ai pjesë e dosjes, apo se nuk e ka spiunuar Ilir Meta. Por kjo nuk ka asnjë efekt.

E para sepse në regjistrin e gjendjes civile vetëm një person ka me emër Filip Talo dhe me vitlindje të njëjtë me Ilir Metën dhe e dyta sepse dosja e Ilir Metës nuk është bërë nga Filip Talo, por nga Sigurimi i Shtetit dhe aty është e shkruar e zeza mbi të bardhë që ‘Ilir Rexhep Metaj’ është bashkëpunëtori ynë.