HomeAktualitetDebat

Drejtësi bashkëpuntore në krimet e tij! Bojkotoni shkollën më 20 shkurt… Sali Berisha shkel çdo ligj dhe konventë: Nxit fëmijët t’i bashkohen protestave të dhunshme, bënë për të qeshur vetëm Garon kur është për të ulëritur

Drejtësi bashkëpuntore në krimet e tij! Bojkotoni shkollën më 20 shkurt… Sali Berisha shkel çdo ligj dhe konventë: Nxit fëmijët t’i bashkohen protestave të dhunshme, bënë për të qeshur vetëm Garon kur është për të ulëritur

Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në protestën e përjavshme para godinës së kryeministrisë, i ka bërë thirrje fëmijëve që më 20 shkurt të bojkotojnë mësimin nëpër shkolla.

Kjo pasi sipas Berishës, pjesëmarrja e të rinjve në protestë, është një mision shumë i madh, madje më i madh edhe se të shkojnë nëpër shkolla

Ajo që vihet re gjatë fjalës së Berishës, është se Floriana Garo nuk e mban dot të qeshurën, çka tregon jo-seriozitetin e kreut të PD-së.

“Është një thirrje për rininë shqiptare. Nuk ka fat më të madh për një të ri, që në rininë e tij të hidhet në betejë kundër të keqes më të madhe të kombit të tij. Ndaj edhe i lini shkollat, lini çdo gjë, mbushni sheshin që të jetë Tirana juaj, e ardhmja juaj, Shqipëria…”, tha mes të tjerash Berisha.

Kujtojmë se nuk është hera e parë që Berisha bën thirrje për bojkot të mësimit dhe për pjesëmarrje në protestën e tij.

Po ashtu sjellim në vëmendje se në protestat e Berishës janë përdorur të miturit për hedhje të molotovit dhe gurëve në drejtim të efektivëve të Policisë.një krimi i rëndë i pa ndëshkuar nga drejtësia e cila sillet si bashkëpuntore e pa fytyrë, duke u forcuar besimin piromanëve të mitur se janë të paprekshëm dhe mund të djegin dhe sulmojnë policë, sa te kenë palaço të kësaj kategorie ne halegjykatat e shtetit.