HomeAktualitet

“Dridhen” firmat e ndërtimit të Unazës së re nga “trimja” Kryemadhi! Mos të guxojnë të çojnë fadromat, sepse do futen në gjak personalisht

“Dridhen” firmat e ndërtimit të Unazës së re nga “trimja” Kryemadhi! Mos të guxojnë të çojnë fadromat, sepse do futen në gjak personalisht

Monika Kryemadhi kërcënoi publikisht tri firmat e ndërtimit të përfshira në projektin e ndërtimit të unazës së re në zonën e Astirit.

“Qëndrimi i opozitës është shumë i qartë. Do jetë me njerëzit atje, do jetë me njerëzit. Mos të guxojë asnjë njeri të çojë fadromat nga të treja firmat. Mos të guxojnë të çojnë fadromat tek shtëpitë e njerëzve sepse njerëzit do ta kenë personale me ta. Sepse fadromat e tyre nuk mund të shkojnë tek shtëpitë e fukaranjve, le të shkojnë tek kullat e Edi Ramës.

Këtu janë 600 familje që përfshihen në këtë projekt skandaloz. Shkatërrojnë shtëpitë e shqiptarëve për të hapur sheshe ndërtimi” tha Kryemadhi në Ora News.

Nuk e di, por përse duhet të shkojnë tek shtepia e Rames ne Surrel dhe mos te shkojnë tek vila e Lalzit me 11 tualete , apo tek apartamentet dhe resortet në Tiranë, të vëna nga dy analfabet, që kurrë nuk kanë punuar, përveçse kanë llapur dhe grabitur.