HomeAktualitetKryesore

“Drita e shpresës ka mbërritur më e fortë”! Kryeministri Rama jep lajmin fantastik (Video)

“Drita e shpresës ka mbërritur më e fortë”! Kryeministri Rama jep lajmin fantastik (Video)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pak çaste më parë një lajm të mirë në rrjetet sociale. Aria 3-vjeçare falë një operacioni të financuar 100% nga shteti ka fituar dëgjimin.

“#RESPEKT

Drita e shpresës së kësaj dite Krishtlindjesh ka mbërritur më e fortë dhe më e ngrohtë se kurrë në familjen e Arias tre vjeçare, e cila sapo ka kryer me sukses operacionin e implantit koklear për të rifituar dëgjimin, financuar 100% nga shteti shqiptar

Një email i dërguar nga halla e saj në platformën ëëë.shqiperiaqeduam.al dhe bashkëveprimi në kohë reale i ekipit të bashkëqeverisjes me skuadrën e shëndetësisë bëri që procedura për operacionin e vajzës të trajtohej me përparësi, duke tejkaluar pengesat dhe vonesat e shkaktuara nga situata e pazakontë me pandeminë për kryerjen e tij

Krenar për ndjeshmërinë që ekipet tona dëshmojnë çdo ditë, pavarësisht pengesave që mund t’i bëjnë betejat të vështira, por kurrsesi të pamundura!

#Bashkë për #Shqipërinëqëduam”, shkruan kryeministri Rama.