HomeBlog

Dritan Hila i’u a plas në surrat: Mjaft me këto reagime hormonale të padalësh! Vërtet keni harruar sa paguante Berisha e ministrat e tij?!”

Dritan Hila i’u a plas në surrat: Mjaft me këto reagime hormonale të padalësh! Vërtet keni harruar sa paguante Berisha e ministrat e tij?!”

Dritan Hila, ka komentuar faturën e Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila akuzohet se ka fjetur me çmime të larta në Romë gjatë takimeve ndërkombëtare, nisur nga një faturë e publikuar nga vetë kabineti që mban tarifën 700 euro për dy netë qëndrimi ku përfshihet edhe stafi shoqërues.

Hila shkruan se reagimet kundër ministres, janë reagime të paditurish, e të padalurish, ndërsa shton se këto veprime i kanë bërë të gjithë.

Reagimi i plotë i Hilës:

Gjonaj bën mirë të blejë shtëpi jashtë, siç bëjnë kolegët e saj në pozite dhe opozitë. Kështu do akuzohet e shumta për mospagesë dritash

Dhe mjaft me këto reagime hormonale të padalësh e të paditurish.

E ka bërë edhe Berisha e ministrat e tij kur shkonte në New York apo Bruksel, kur paguanin salla për takime me diasporën, dhe nuk është marrë njeri me to.

Po ju sjell një shembull: në Milano, Hotel Delle Nazioni (3 yje, dhe nja 30 vjet pa vënë dorë) që në kohë të zakonshme bën 80€, kur ka panaire Fiera di Milano bën 300€.