HomeLifestyle

Dua Lipa kërcen me gotë në kokë duke promovuar traditat shqiptare! Reagon Remzie Osmani: Falemiderit!

Dua Lipa kërcen me gotë në kokë duke promovuar traditat shqiptare! Reagon Remzie Osmani: Falemiderit!

Dua Lipa ka postuar sot një video teksa kërcen vallen e “Qyqekut” me gotën e rakisë në kokë. Kjo këngë është kënduar nga Remzie Osmani dhe vëllai i saj Nexhat Osmani dhe sigurisht që s`mund të mos ishin më të lumtur duke parë artisten ndërkombëtare që shijon këtë këngë.

“Më thuaj që je shqiptare pa më thënë që je shqiptare,”- shkruan Dua krahas videove.

Remzie ka reaguar duke ripostuar videon dhe shkruan:

“Kenaqesi me e pa se si nje yll boteror si Dua, eshte kaq modeste dhe nuk e harron as vendin as gjuhen e besa as muziken shqipe. Faleminderit Dua. Je yll”.