HomeMetro

Dua Lipa nuk performoi në “Sunny Hill” në Tiranë! Ishte e “angazhuar”, shkoi në dasmën e mikut gay

Dua Lipa nuk performoi në “Sunny Hill” në Tiranë! Ishte e “angazhuar”, shkoi në dasmën e mikut gay

Ishte nata e fundit e festivalit “Sunny Hill” të mbajtur në Tiranë, e këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa por ajo nuk u pa gjëkundi madje as babai i saj Dukagjin Lipa.

Teksa shumica e këngëtarëve ishin shqiptarë të Kosovës, turma nuk pa Lipën të performonte ashtu siç ishte premtuar.

Performuan vetëm disa reperë shqiptarë të Kosovës që performojnë edhe në klubet e Tiranës me hyrjen 5 mijë lekë të vjetra dhe ky festival i premtuar ishte një fyerje për rininë tiranse e cila ka një nivel të lartë të njohjes së muzikës.

Kjo për shkak se ajo u nis për në Francë për në dasmën e mikut të saj të ngushtë gay, stilistit të njohur Jacquemus.

Ai u martua me partnerin e tij, teksa këngëtarja shqiptare shkëlqeu në dasmë e veshur me një fustan të bardhë të tejdukshëm.