HomeAktualitet

Dubai, streha e kriminelëve shqiptarë

Dubai, streha e kriminelëve shqiptarë

Kokat e grupeve kriminale të Ballkanit, ku përfshihen dhe bandat shqiptare po strehohen në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në 20 vitet e fundit, këto grupe janë kthyer në aktorët kryesorë në trafikun global të drogës.

Tregjet e Ballkanit përfshijnë trafikimin e heroinës, prodhimin dhe trafikimin e kanabisit si dhe trafikimin e kokainës nga Amerika Latine në portet e vendeve të Europës perëndimore dhe jug-lindore.

Në këtë përfundim ka dalë një raport i organizatës “Global Initiative”. Grupet kriminale ndahen në tre pjesë, “punëtorët” që lihen në vende ku prodhohet kokaina, tregtarët që ndodhen në vendet ku bëhet shitja, ndërsa shefat qëndrojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe, bashkë me paratë e tyre.