HomeAktualitetKryesore

Dubai ‘vishet’ kuq e zi, ndërtesa më e lartë në botë ndriçohet me flamurin shqiptar

Dubai ‘vishet’ kuq e zi, ndërtesa më e lartë në botë ndriçohet me flamurin shqiptar

Ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa, është ndriçuar me ngjyrat e flamurit shqiptar në orët e mbrëmjes së 28 nëntorit.

Kjo ka ardhur në shenjë urimi në ditën e Pavarësisë së shpallur më 28 nëntor 1912 për Shqipërinë.

Ka qenë deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ka shpërndarë këtë pamje në rrjetin social Facebook.

“Një pamje e bukur nga Dubai”

“Jemi një”, ka shkruar shkurt ai.

Shteti i Katarit ka respektuar edhe viteve të kaluara shqiptarët duke ndriçuar me çdo 28 nëntor ndërtesën më të lartë në botë më flamurin kombëtar shqiptar.