HomeAktualitetDebat

Duhet të jap llogari për 230 mln dollarë, Robin Hood-i i PD-së deklaratë “prekëse”: Ramës do i konfiskoj pasurinë që t’ja u jap të varfërve

Duhet të jap llogari për 230 mln dollarë, Robin Hood-i i PD-së deklaratë “prekëse”: Ramës do i konfiskoj pasurinë që t’ja u jap të varfërve

Lulzim Basha ka premtuar që shumë shpejt do ta rrëzojë kryeministrit Edi Rama dhe do ta çojë në burg.

Lideri i demokratëve premton që pasi të prangosë shefin e qeverisë, do t’i konfiskojë pasurinë dhe do t’ua shpërndajë shqiptarëve të varfër.

“Arma e tij gjatë këtyre viteve ka qenë mashtrimi, propaganda e shpifur dhe e ndyrë që e bënte prëdhunuesin hero dhe narkotrafikantin kryebashkiak.

Po sa mund të ngjadhet kufoma e Enver Hoxhës aq mund të ngjallet kufoma politike e Edi Ramës. Do përcjellim Maduron e Ballkanit para drejtësisë ose në azil politik.

Parlamenti i vetëm që njeh opozita e bashkuar dhe të popullit të bashkuar. Përballë nesh dhe pas krahëve të policisë ndodhet banda më famëkeqe e hajdutëve që ka parë Evropa e pasluftës e kryesuar nga kryehajduti, arkitekti i Shqipërisë kolumbiane, Maduro i Ballkanit, Rama dhe skuadra e tij kriminale.

Për 6 vite me radhë kjo bandë vodhi e varfëroi shqiptarët, i gjobiti, rriti taksat, energjinë coi në burg e në vetëvrasje familjarët që nuk i paguanin dot faturat e kripura, shkatërroi mijëra biznese, qindra mijëra i drejtoi në dëshpërim, shkatërroi shëndetësinë, mbylli qindra shkolla”- shprehet Basha.