HomeAktualitetDebat

Duhet vettingu në politikë! Politikani kampion për dosje penale në prokurori Basha akuzon Ramën pse nuk udhëton me furgon nëpër vizitat zyrtare jashtë: Rama shpenzon 700 mijë dollarë në vit me avion privat?!

Duhet vettingu në politikë! Politikani kampion për dosje penale në prokurori Basha akuzon Ramën pse nuk udhëton me furgon nëpër vizitat zyrtare jashtë: Rama shpenzon 700 mijë dollarë në vit me avion privat?!

Lulzim Basha përmes një statusi në rrjete sociale akuzon kryeministrin Edi Rama se shpërdoron taksat e shqiptarëve përmes fluturimeve me avion privat.

Basha ka treguar edhe shiifra ku thotë se Rama me avionin e tij privat shpenzon 700 mijë dollarë në vit kosto fikse, ndërsa shton se 1 orë udhëtim kushton rreth 15 mijë dollarë.

Basha shprehet se për këtë shpërdorim të taksave është i domosdoshëm vettingu në politikë. Sakaq, kreu i PD thekson se duhet të kemi politikanë që punojnë për familjet shqiptare, jo për veten, krimin e organizuar dhe oligarkët.

Statusi i Bashës

Në 52 milionë eurot që shpenzohen për luksin qeveritar, bëjnë pjesë edhe milionat që Rama shpërdoron për fluturimet e tij me avionin privat, me flatrat korruptive të një kompanie ajrore të ekspozuar edhe nga Transparency International.

Ky shpërdorim i taksave të qytetarëve më të varfër të Europës, tregon pse vettingu në politikë është i domosdoshëm për të pasur politikanë që punojnë për familjet shqiptare, jo për veten, krimin e organizuar dhe oligarkët…tamam si Luli ky hajdut ordiner, që ka numërin më të madh të dosjeve penale, si politikan në ngarkim të tij