HomeAktualitetDebat

Dy partitë e mëdha masin forcat në Tiranë, PS 32 mijë ndjekës live, PD vetëm 2 mijë

Dy partitë e mëdha masin forcat në Tiranë, PS 32 mijë ndjekës live, PD vetëm 2 mijë

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike mbyllin sot fushatën për zgjedhjet e 11 majit në Tiranë.

Betejën e fundit elektorale dy partitë e mëdha kanë zgjedhur që të zhvillojnë në kryeqytet, një matje forcash në qarkun më të madh që nxjerr 37 mandate në zgjedhje.

PS dhe PD e zhvilluan njëkohësisht takimin, por ja audienca e tyre në Facebook.

Ndërsa, ende po flisnin kandidatët socialistë, në facebook-un e Ramës audienca live arriti plot 32 mijë.

E ndërsa mbaheshin fjalimet në takimin e Berishës, në facebook-un e Berishës ishin vetëm 2 mijë ndjekës live, dhe në këtë moment po fliste pikërisht Belind Këlliçi, besniku i Berishës.