HomeAktualitet

Dy rusë spiunazh në Shqipëri! Erdhën gjatë stërvitjes së ushtrisë amerikane: Antiterrori shqiptar i mbajti nën vëzhgim Ja çfarë zbuloi

Dy rusë spiunazh në Shqipëri! Erdhën gjatë stërvitjes së ushtrisë amerikane: Antiterrori shqiptar i mbajti nën vëzhgim Ja çfarë zbuloi

Dy shtetas rus, Georg Budanov dhe Vladislav Cherkasov janë vendosur nën hetim nga prokuroria e Tiranës si të dyshuar për spiunazh, për dy vepra të kodit penal 213 dhe 214 dhe që bëjnë fjalë për dhënie dhe sigurim informacioni.

Gazetarja e Top Channe, Anila Hoxha u shpreh se rusi i pare Budanov hyri ne Shqipëri përmes Qafe Thanes ne 1 mars 2021. Ai u prezantua si biznesmen qe ishte i interesuar te investonte ne qytetin e Vlorës.

Por veprimtaria e tij megjithë informacionin sekret shikohet e dyshimte nga hetuesit qe dyshojnë se Budanov qëndroi ne Orikum gjate kohës qe ne Vlore kryhej Defender Europe, një nga stërvitjet me te mëdha ushtarake e zhvilluar ne Evrope.

Rusi u dëbua nga policia kufitare qendrore ne datën 10 maj, nen argumentin qe nuk përmbushte kushtet e qëndrimit ne Shqipëri.

Rusi i dyte Cherkasov hyri ne 12 maj përmes Muriqanit. Edhe ai u intervistua, kurse nuk u lejua qe te fuste ne vendin tone dronin. Ai u mbajt nen vëzhgim gjate tre ditëve qëndrimi dhe çdo lëvizje e tij dhe e personave qe ka takuar është referuar ne prokurori.

Cherkasov u vëzhgua ne distance nga antiterrori shqiptar. Rezulton se ai qëndroi ne një hotel luksoz ne Tirane, pa u regjistruar me identitetin e tij te vërtete, e mandej u zhvendos ne Durrës, ku dhe qëndroi vetëm tre dite për tu larguar me pas nga Shqipëria.