HomeAktualitetDosja X

E BUJSHME! Pas “Gërdecit” edhe “21 Janari” drejt rihapjes: Zbardhet kërkesa e papritur nga Strasburgu

E BUJSHME! Pas “Gërdecit” edhe “21 Janari” drejt rihapjes: Zbardhet kërkesa e papritur nga Strasburgu

Një ngjarje ku politika nuk është ndëshkuar është padyshim “21 Janari”, ku humbën jetën 4 persona. Në rastin e Gërdecit u desh vetëm një padi që SPAK të vihej në lëvizje, ndërsa sa i takon “21 Janarit” do të ketë rrugë të tjera.

Ndërkohë që kanë kaluar më shumë se 10 vite, vrasja e Aleks Nikës ka mbetur pa autor.

Kjo ka bërë që familjarët e viktimës, t’i drejtohen Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut ku kanë paditur shtetin shqiptar që sipas tyre nuk ka bërë hetimet e duhura për zbardhjen e ngjarjes.

Mësohet se Gjykata ndërkombëtare ka marrë shqyrtimin e padisë dhe tashmë është nisur drejt institucioneve shqiptare kërkesa e Strasburgut.

Vrasja e Nikës është ende duke u hetuar, pasi policia dhe prokuroria nuk kanë mundur të përcaktojnë se cila nga armët e Gardës që ka qëlluar në 21 janar I ka shkaktuar vdekjen protestuesit Aleks Nika.