HomeAktualitetDebat

“E donte dhe Lyli i Soros një kockë”! Rama paralajmëroi ardhjen e krizës më të madhe energjetike: Konspiracionisti nxjerr prapaskenat dhe hedh dyshimet

“E donte dhe Lyli i Soros një kockë”! Rama paralajmëroi ardhjen e krizës më të madhe energjetike: Konspiracionisti nxjerr prapaskenat dhe hedh dyshimet

Konspiracionisti avokat, doktori, psikologu dhe demagogu Altin Goxhaj ka bërë një koment të fortë në rrjetet sociale ku shkruan se kriza u shpik për ‘vaksinimin e detyruar’ dhe ‘për t’i dhënë një dorë Lylit të Soros’.

Postimi i Goxhajt

KRIZA U SHPIK PËR 2 ARSYE:

1 VAKSINIMIN E DETYRUAR,

2. PËR TI DHËNË NJË DORË LYLIT TË SOROS!

1. Kriza energjitike u shpik që të justifikohet superrritja artificiale e kostos së jetesës dhe kështu të mos i bësh shumë naze vaksinimit të detyruar se po humbe rrogën (pa vaksinë nuk ka punë, me tamponë të duhen 300 euro plus çdo muaj) çfarë do hash pastaj, këmbët e tua?

2. E donte dhe Lyli i Soros një kockë që tua japë të thyejnë dhëmbët lulzimsat e mbetur ende të patretur që të kenë me çfarë të merren këto ditë..

Ndaj dhe duhet me protestu kundër shpikjes së krizës që do të shpojë keq fare edhe xhepat e fundit të shqiptarëve.

Si të Mërkurën në 17:00 ashtu erdhe të Shtunën në 18:00!

P.s.

Mos harroni, EDvEri i Soros premtoi si “autokritikë” në OKB para Elitave Globale të pakënaqura me situatën e rezistencës ndaj vaksinimit në Shqipëri, se do ja dalë (me mënyrat e tij) që të vaksinojë 100% të shqiptarëve deri në Qershor 2022, përfshi edhe foshnjet e gjirit!