HomeAktualitetDebat

E grabitën dhe e firmosën taksën, Basha njëzëri me Kryemadhin: Rama të tërheqë policinë dhe të pezullojë taksën

E grabitën dhe e firmosën taksën, Basha njëzëri me Kryemadhin: Rama të tërheqë policinë dhe të pezullojë taksën

Kreu i PD, Lulzim basha pasi ka zhvilluar një takim e aleatët ka dalë në një konferencë për shtyp duke kërkuar publikisht heqjen e tarifës për Rrugën e Kombit si edhe mbështetjen për protestuesit në Kukës.

Dënojmë dhunën barbare kundër protestuesve.

Rama të largojë menjëherë forcat policore që kanë rrethuar Kukësin.

Të pezullohet menjëherë zbatimi i tarifës për Rrugën e Kombit.

Shqiptarët të mos gënjehen nga përgjërimi i një kryeministri të paskrupullt, të një njeriu që i ka futur në mjerim këto 5 vite, të kërkojnë të drejtat e tyre”, tha Basha.