Karriera politike e Genc Pollos është e mbështetur më shumë mbi marrëdhëniet dhe raportet me ndërkombëtarët sesa mbi ndonjë aksion të vetin politik. Madje, edhe lëvizja e tij e vetme kur themeloi PDR-në kundër Berishës, nuk e bëri pa miratimin e një pjese të tyre.
Mirëpo, pas futjes së stanin e Berishës dhe pas shpalljes së tij “non grata”, Pollo është metamorfizuar, duke bërë dhe thënë gjithçka edhe kundër ndërkombëtarëve vetëm për të marrë një vend të sigurt në listën e mbyllur të deputetëve. Edhe kur ajo s’ka ardhur, ai ka vijuar besnikërinë ndaj Saliut me deklarata para fushate për heqje “non grata” dhe të tilla si këto.
Deri këtu duket se s’ka asgjë të keqe dhe është gjithçka brenda pritshmërive nga Pollo.
Ajo që të bën çudi është se tani pas fushate, ku gjithçka është e qartë dhe është mbyllur, ai bëhet së bashku me korin e të marrëve që sulmojmë ish-ambasadoren Yuri Kim sikur t’ua ketë ajo fajin që i ka mundur për herë të katërt Edi Rama.
“E hoqën, e hoqën, e hoqën qelbësirën.” – shkruan Pollo me gojën e Nokës apo Palokës në facebook.
Sa të duket sikur ia kanë vjedhur paswordin dhe kanë shkruar ata nga profili i tij.
Jo vetëm kaq, por jep edhe intervista ku tregon se si iku e poshtëruar nga puna Yuri Kim.
Gjë që jo vetëm nuk është e vërtetë, por mjafton të hapësh faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe e sheh se ish-ambasadorja Kim vijon punën si Këshilltare e Lartë për Efikasitet dhe Llogaridhënie (shih linkun zyrtar të DASH: https://www.state.gov/biographies/yuri-kim/).
Me sa duket, Yuri Kim, thjesht ka dalë në protestë në mbështetje dhe në solidaritet me kolegët.
Dhe këtë nuk e ka bërë as për shkak të Pollos, i cili ka tërë jetën që është me ambasadorët, as për shkak të Gencit, që edhe kur u bë kundër tyre, nuk i eci.
E ka bërë sepse është në SHBA dhe atje solidariteti me kolegët është diçka normale dhe elementare, në dallim nga rasti i qeverisjes së Gencit, që po të mos ishe me partinë e Pollos, nuk të merrte kush në punë./TemA

