Poetja dhe shkrimtarja Mimoza Ahmeti u zgjodh e preferuara e publikut në mbrëmjen e djeshme të Ferma VIP 3, duke qenë kështu në qendër të vëmendjes dhe duke u kthyer në një nga personazhet më të komentuara të momentit.
Për ish-fermerin Frederik Ndoci, Ahmeti ka qenë një personalitet i spikatur që prej viteve ’90, të cilën e vlerëson për origjinalitetin dhe mënyrën e saj të drejtpërdrejtë të shprehje
I ftuar në studion e emisionit Living Day në Vizion Plus, me moderatoren Brunilda Lahe, ai u shpreh se Moza Ahmeti është një figurë që i duhet shoqërisë.
Ndoci u ndal gjithashtu edhe te eksperienca e tij në Ferma VIP 2, ku theksoi se shpesh i është druajtur reagimeve të konkurrentëve të tjerë.
Sipas tij, ka nga ata që presin të kapen pas çdo detaji për të kritikuar apo keqinterpretuar.
Ndërkohë, për Moza Ahmetin, kjo frikë nuk ekziston. “Këtu ndryshon me mua”, u shpreh Ndoci, duke nënvizuar vetëbesimin dhe qasjen e lirë të saj përballë publikut.
Pjesë nga biseda:
Ndoci: Moza Ahmetaj ka qenë personalitet që prej viteve ’90, që kur e kam njohur unë me krijimtaritë e para të saj poetike. Më ka befasuar me mënyrën e shfaqjes së saj pa drojtje. Pa komplekse. Perfekte. I duhet shoqërisë për të ecur përpara, sidomos femrave.
Lahe: Në vetëm 3 ditë u kthye në një fenomen. Nëse hap cilido rrjet social, kudo sheh Mozën, është në çdo postim. Ka pasur një shpërndarje të jashtëzakonshme të personazheve të njohur e më pak të njohur. Të gjithë e deshën Mozën.
Ndoci: Unë e kam dashur dhe e dua.
Lahe: Edhe ne.
Ndoci: Moza ngelet e madhe, edhe nëse nuk kishte hyrë aty brenda.
Ndoci: Artistin e madh e ndan një fije e hollë floku nga narcizizmi.
Lahe: I druheshe kësaj gjëje?
Ndoci: Absolutisht. Ata mezi prisnin të gjenin diçka që të sulmonin, ose mos të kuptonin batutën.
Lahe: Këtë frikë Moza duket sikur s’e ka.
Ndoci: Këtu ndryshon me mua.

