HomeSport

E kemi merituar humbjen e thellë me Anglinë! Shqipëria fiton ndaj ekipit amator të Andorrës fal një… penalltie

E kemi merituar humbjen e thellë me Anglinë! Shqipëria fiton ndaj ekipit amator të Andorrës fal një… penalltie

Shqipëria fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0 ndaj modestëve të Andorrës, në ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Botërorit “Katar 2022”.

Kuqezinjtë arritën të shënonin vetëm në minutën e 74-t, pas një 11-metërshi të fituar nga Uzuni dhe të shndërruar në gol nga Çekiçi.

Me këtë fitore, Kombëtarja mbyll grupin I në vendin e tretë, me 18 pikë, rekord ky për ekipin tonë.

Në ndeshjet e tjera të grupit tonë, Anglia shkatërroi 10-0 San Marinon, ndërsa Hungaria mposhti 2-1 Poloninë.

Anglia e mbyll grupin në kryesim me 26 pikë, ndjekur nga Polonia me 20, Shqipëria 18, Hungaria 17, Andorra 6 dhe San Marino 0.