HomeNostalgji

E martuar me prokurorin e njohur: Aktorja ‘Mimoza Llastica’ përfshihet në politikën zvicerane! Politikani i lartë shqiptar mbetet pa fjalë kur e mëson këtë

E martuar me prokurorin e njohur: Aktorja ‘Mimoza Llastica’ përfshihet në politikën zvicerane! Politikani i lartë shqiptar mbetet pa fjalë kur e mëson këtë

Aktorja ë njohur shqiptare, Zhaklina Dhimojani, që të gjithë e njohim me rolin e ‘Mimoza Llasticës’, është përfshirë në politikën lokale në Zvicër. Ajo prej vitesh jeton në këtë shtet, ku u njoh edhe me bashkëshortin e saj, i cili është prokuror.

Sipas mediave zvicerane, një politikan i lartë shqiptar ka mbetur i mahnitur kur ka parë foton e çiftit në llogarinë zyrtare në Twitter të parlamentit zviceran.

Tweet-i u postua më 29 shtator; Prokurori Federal Stefan Blättler, i cili ishte zgjedhur së fundmi me një rezultat brilant, u ndihmua nga bashkëshortja e tij Zhaklina Dhimojani.

“Sigurisht që e njoh”, thotë politikani.

“Ne jemi rritur në të njëjtën lagje në Tiranë dhe kemi shkuar në të njëjtën shkollë. Kushdo që është rritur në Shqipërinë komuniste kujton emrin e saj”, shpjegon një gazetare e njohur në kryeqytetin shqiptar.