HomeAktualitetDebat

E mbani mend “lularë”?! Basha kur ishte në SHBA (që nuk mbahet mend se sa ka) u premtoi: Zgjedhje me Ramën kryeministër nuk ka, po e them nga Uashingtoni, ndaj ka rëndësi (Video)

E mbani mend “lularë”?! Basha kur ishte në SHBA (që nuk mbahet mend se sa ka) u premtoi: Zgjedhje me Ramën kryeministër nuk ka, po e them nga Uashingtoni, ndaj ka rëndësi (Video)

Luli Basha ka premtuar shumë herë se zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, nuk do të ketë në Shqipëri.

Premtim që në fakt nuk e ka mbajtur, pasi që prej premtimit të tij, janë mbajtur dy palë zgjedhjesh.

Por video e mëposhtme është interesante, pasi Basha këtë premtim e ka bërë gjatë vizitës së tij të fundit në SHBA (që nuk mbahet mend që kur ka qenë).

“Zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk ka.

Ka rëndësi kjo që po e them, se e them nga Uashingtoni”, deklaronte Basha.

Në fakt, zgjedhjet me Ramën kryeministër u mbajtën dhe do të mbahen.

Vetë Basha është ai që i hapi rrugë marrëveshjes së të premtes mbrëma, për mbajtjen e zgjedhjeve me Ramën kryeministër,  (TemA)