HomeAktualitetDebat

E morët në qafë “Ish” deri në vdekje: Berisha ka vetëm një status, atë të Amerikës … person “non grata”!

Sali Berisha është bërë si leku i shqiptarëve. Megjithse ka 57 vjet që është ndryshuar askush nuk e numëron 1000 lekshin si 100 lekë.

Ndërsa Berisha megjithse ka vite që ka dalë nga qarkullimi, të habit budallalliku i mediave për t’u a paraqitur shqiptarëve si ish kryeministri, kur këtë gjë nuk ka njeri që nuk e di, nga gjëmat dhe të zezat që i ka bërë Shqipërisë kur nuk ishte “ish”.

Se cila është arsyeja, që ky njeri identifikohet me “ish kryeministri”, sikur postin e kryeministrit e ka të veshur dhe nuk i’a heqin dot pë t’i lënë vetëm kujtimin, na ishte njëherë kryeministër, këtë e dinë vetëm kllounët e mediave shqiptare.

Ndaj për të mos na u dukur si “na ishte qoftëlargu”, që na e kujtojnë edhe kur e kemi harruar, se çfarë ka qenë Berisha. Ka ardhur koha që leku i vjetër Berisha duhet të identifikohet me statusin që ka… personi “non grata” Sali Berisha , damkë që do t’i hiqet vetënm pas vdekjes, kur as ëndrra nuk mund të shikoj për të udhëtar drejt Amerikës e jo më për tu bërë kryeministër.

Por deri sa të shkojë atje le ta gëzoi emrin e momentit si vulë e stamposur me djegie, në ballë të atij dhe familjes së tij. /Ekskluzive.al