HomeAktualitetDebat

“E mori dreqi, jam vetëm 29 vjeç”! Zbardhet dialogu mes Eriksen dhe mjekut

“E mori dreqi, jam vetëm 29 vjeç”! Zbardhet dialogu mes Eriksen dhe mjekut

Doktori që ktheu në jetë Christian Eriksen, pasi mesfushori danez pësoi infarkt në zemër në minutën e 42-të të pjesës së parë të ndeshjes ndaj Finlandës, zbuloi se çfarë tha futbollisti i Interit pasi rifitoi vetëdijen.

Doktori gjerman Jens Kleinefeld ishte nga të parët që i shkoi në ndihmë 29-vjeçarit dhe për “Fox Sports” zbuloi dialogun mes tij dhe lojtarit.

“Rreth 30 sekonda pas ndërhyrjes sonë, lojtari hapi sytë. Ishte moment emocionues, pasi në jetën e përditshme, raste të tilla rrallë përfundojnë me sukses. Unë e pyeta nëse u kthye mes nesh. Dhe ai më tha: “Po, u ktheva. E mori dreqi, jam vetëm 29 vjeç”. Ky ishte dialogu që patëm”, tregon mjeku.

Të rejat më të fundit për shëndetin e Christian Eriksen thonë se futbollisti do të operohet. Mesfushorit të Interit dhe Danimarkës do t’i vendoset një defibrilator kardiak automatik. Lajmi u dha nga Federata Daneze e Futbollit përmes një komunikate zyrtare për shtyp.

“Ky është një implant i detyrueshëm pas arrestit kardiak që 29-vjeçari pësoi si pasojë e aritmisë”, shkruhet mes të tjerash. Christian ka kërkuar këshillime nga shumë specialistë kombëtare dhe ndërkombëtarë dhe të gjithë i kanë sugjeruar këtë gjë”.