HomeAktualitetSport

E pabesueshme, Suarez mund të fitojë edhe Champions League dhe Europa League në të njëjtin sezon

E pabesueshme, Suarez mund të fitojë edhe Champions League dhe Europa League në të njëjtin sezon

Me një goditje të vetme mund të shënjestrojë suksesin e dyfishtë Champions-Europa League.

Denis Suarez, mesfushori që aktualisht aderon te Arsenal, në fakt deri më 31 janar ishte i federuar te Barcelona, për tu transferuar më pas te “Topçinjtë”, duke ndryshuar fanellë.

Suarez, gjatë sezonit aktual ka koleksionuar dy aktivizime në Champions League me fanellën e klubit blaugrana, për një total prej 24’ minutash dhe po aq në Europa League me Arsenal, për një total prej 28’ minutash.

Me një total prej katër aktivizimesh dhe minutazh prej vetëm 52’ minutash në Europë, Denis Suarez mund të rezultojë fitues i të dy trofeve europianë, si Champions League, ashtu edhe Europa League.