HomeAktualitetKryesore

E paimagjinueshme/ PD dhe LSI bllokojnë dy ambulanca tek “Zogu i Zi” (Video)

E paimagjinueshme/ PD dhe LSI bllokojnë dy ambulanca tek “Zogu i Zi” (Video)

Simpatizantë të PD dhe të LSI të kamufluar si student bllokuan për mbi tre orë qarkullimin e automjeteve te “Zogu i Zi”.

Rruga u bllokua prej orës 14:00, duke sjellë kaos në trafik. Përshkallëzimi i protestës solli bllokimin e qindra automjeteve, duke i penguar të hyjnë në Tiranë. Radhë të gjata kilometrike u krijuan në të katër akset e rrethrrotullimit.

Por kaosi i krijuar solli probleme dhe me shërbimin e urgjencës, ku dy ambulance u bllokuan duke vendosur në rrezik shëndetin e qytetarëve.